Probleme me mushkëritë

Konsumimi i cigareve elektronike (Vaping) në mënyrë afatgjatë mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, kollë, gulçim dhe probleme të tjera të mushkërive. Substancat e dëmshme mund të thithen edhe kur konsumohet duhan pasiv.

Shëndeti oral

Cigaret elektronike mund të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit oral, të tilla si gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe ulçera e gojës.

Sëmundjet kardiovaskulare

Mund të rrisin gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht për individë të prirur ndaj faktorëve të tjerë të rrezikut lidhur me shëndetin.

Kimikatet e dëmshme

Avulli i prodhuar nga cigaret elektronike përmban kimikate të dëmshme që mund të dobësojnë sistemin imunitar dhe të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Dëmtimi i trurit

Për shkak se nikotina është një neurotoksinë, ajo mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në qelizat e trurit dhe dëmtim kognitiv.

Diabeti

Cigaret elektronike mund të rrisin rrezikun e diabetit, sepse nikotina rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Fertiliteti

Nikotina mund të ndikojë për keq në fertilitet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

 

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.instagram.com/gesundheitsfakten/?hl=en

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re