Në ushqimet më të shijshme nuk mund të mos gjendet gjithmonë gjalpi. E ndërsa shijoni byrekun, fërgesat apo ëmbëlsirat, ku ai është ndër përbërësit e domosdoshëm, nuk mund të mos ndiheni fajtorë për kaloritë e bollshme që i shtoni organizmit. Por sot ju sjellim pesë arsye të forta se pse gjalpi nuk duhet shmangur nga dieta ushqimore, duke ju kujtuar se ajo me të cilën duhet të bëni kujdes është vetëm masa, shkruan .
Gjalpi është më i shëndetshëm
Nëse mendoni se margarina duhet zgjedhur si opsioni më i lehtë i gjalpit, gaboheni. Së pari, margarina nuk është si gjalpi. Ajo është krijuar për herë të parë në një laborator francez nga Michel Eugene Chevreul.
Perandori Napoleon III në vitin 1813 kërkoi që të gjendej një zëvendësues më i lehtë për gjalpin, në këmbim të shpërblimit. Hippolyte Mege-Mouries e fitoi çmimin, duke shpikur një përzierje të dhjamit të lopës me qumësht.  Në vitin 1871, ai bashkëpunoi me një kompani holandeze, duke bërë disa përmirësime në procedurën e përpunimit të margarinës. Ata i shtuan ngjyrues të verdhë, në mënyrë që margarina të dukej si gjalpë. Kompania holandeze ishte e para që e hodhi margarinën në tregun ndërkombëtar. Margarina ka në përbërje të ashtuquajturat yndyrna trans, të cilat njihen si shumë të dëmshme për zemrën dhe qarkullimin e gjakut në tërësi.
 Gjalpi ka vitamina
Gjalpi është një burim i shkëlqyer vitaminash A, D, E dhe K. ndërsa mineralet në përbërje të tij janë bakri, kromi, magnezi, zinku, seleni dhe jodi. Gjithashtu te gjalpi gjejmë edhe acidet yndyrore Omega 3 dhe Omega 6.
 Acidi butirik
Mund të quhet ndryshe acidi anticancinogjenik dhe gjendet në masën 4% te gjalpi. Studimet kanë treguar se ka efekt pozitiv te tumoret e gjirit, duke parandaluar rritjen e tyre.
 Gjalpi nuk të shëndosh
Mund të duket e pamundur, por është e vërtetë. Ja një shpjegim i vogël: kur konsumoni produkte si biskotat apo ëmbëlsirat, fajësohet gjalpi për të gjitha yndyrnat që vijnë edhe nga sheqeri apo mielli i bardhë. Gjalpi përmban acide yndyrore, të cilat nuk janë përgjegjëse për kilet e tepërta, pasi nuk depozitohen si shtesë e indit dhjamor.
Aktivizuesi X
E keni menduar gjalpin si një trajtim për dhëmbët e prishur. Është e sigurt që jo. Në fillim të shekullit XX, një dentist i quajtur Weston A. Price zbuloi se gjalpi është një agjent terapeutik për prishjen e dhëmbëve dhe sëmundje të tjera. Ai i lidhi aftësitë shëruese të gjalpit me një substancë aktivizuese që e quajti Aktivizuesi X. Sot ne e njohim këtë lloj aktivizuesi me emrin vitamina K2.
Price e botoi studimin në librin e tij “Degjenerimi fizik dhe ushqimor”, ku thotë se kombinimi i aktivizuesit X me ushqimet natyrale mund të kurojë me sukses dhëmbët e prishur. Aktualisht, studiuesit po përpiqen të zbulojnë më shumë mbi natyrën e vitaminës K2. Një studim i publikuar së fundmi në “Europian Nutrition Journal” thotë se konsumimi i vitaminës K2 redukton me 35 për qind mundësinë e shfaqjes së kancerit të prostatës.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re