Simptomat e artritit janë më tepër të pranishme gjatë motit të ftohtë dhe me shi.
Një studim i publikuar në gusht kishte gjetur lidhjen ndërmjet dhimbjeve të artritit dhe ndërrimit të motit.
Mjekët thonë se moti i ftohtë ndikon që njerëzit të kenë më pak aktivitete.
Sipas Universitetit Washington në Sent Luis njerëzit gjatë motit me diell lëvizin më shumë, ndërsa gjatë motit të ftohtë dhe me shi lëvizin më pak dhe kjo sipas tyre është shkaktari që njerëzit e prekur me artritit vuajnë më shumë.
Megjithatë, shkencëtarët janë duke vazhduar të studiojnë çështjen për të sjellë një konkludim të plotë rreth lidhjes së dhimbjeve të artritit varësisht me ndryshimin e motit.
Tash së fundi një studim i publikuar në revistën British Medical duket se ka gjetur përgjigjen e saktë- të paktën sa i përket shiut.
Dy studime australiane thonë se nuk kanë gjetur lidhje ndërmjet artritit dhe motit të ftohtë.
Sipas tyre, artriti dhe ndryshimi i motit nuk kanë asnjë lidhje ndërmjet vete, por kjo ndodh pasi njerëzit mendojnë se dhimbjet në nyja ndodh vetëm gjatë ditëve të ftohta kur ata qëndrojnë brenda.
“Qeniet njerëzore janë shumë të ndjeshme kështu që është e lehtë të kuptohet pse ne mund të marrim parasysh vetëm dhimbjen në ditët e ftohta dhe me shi, por jo edhe kur është moti i mirë dhe me diell”, tha profesor Chris Maher nga Institutit George for Global Health.
Ndryshe, personat e prekur nga artritit thonë se ndiejnë dhimbje vetëm kur është moti i ftohtë.
Artriti prek dhjetë milionë njerëz në Britaninë e Madhe dhe simptomat përfshijnë dhimbje në kyçe dhe ënjtje./kp/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re