Zakonet e përditshme mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj.

Me pacientët e mi, unë flas për tre shtyllat e shëndetit: gjumin, dietën dhe stërvitjen,” thotë Theodore Friedman, MD, PhD, kryetar i mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë dhe Shkencës Charles R. Drew në Los Anxhelos. “Nëse nuk jeni duke fjetur mirë, është e vështirë të ushqeheni mirë dhe është e vështirë të ushtroheni.”

Të rriturit kanë nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë. Përpiquni të keni një dietë të ekuilibruar me fruta, perime dhe proteina pa yndyrë dhe të kryeni aktivitet të rregullt fizik.

Më poshtë j’u tregojmë disa nga shkaqet e lodhjes së vazhdueshme.

1. Anemia

Është një çrregullim që e bën të vështirë për gjakun të lëvizë oksigjenin në trup. Mungesa e hekurit në gjak shkakton anemi.

Roli i hekurit në trupin e njeriut është të transportojë oksigjen në qelizat dhe indet e trupit. “Njerëzit me pak hekur nuk kanë mjaftueshëm energji në trupin e tyre,” thotë Friedman. “Janë të lodhur, i merren mendtë kur ngrihen në këmbë, u vjen mjegull dhe rrahje të larta të zemrës”.

2. Diabeti

Një arsye e mundshme pse diabeti j’u bënë të ndiheni të lodhur vazhdimisht, është se trupi juaj përdor shumë energji për t’u marrë me ndryshimet tuaja të shpeshta në nivelet e sheqerit në gjak.

Ajo që mjekët dinë është se lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të diabetit. Ka edhe shenja të tjera. Mund të ndiheni të etur dhe të keni nevojë të shkoni shpesh në tualet.

3. Problemet me tiroiden

Tiroidja prodhon një hormon që ndihmon në kontrollin se si e përdorni energjinë. Kur gjëndra juaj tiroide është jashtë funksionit, ju ndiheni të pafuqishëm.

Njerëzit me një tiroide joaktive do të ndihen të lodhur”, thotë Friedman. “Qelizat e tyre nuk funksionojnë mirë, ato janë të ngadalta dhe reflekset e tyre po ashtu.”

4. Sëmundjet e zemrës

Lodhja ekstreme është një simptomë e zakonshme e dështimit kongjestiv të zemrës, e cila ndodh kur ajo nuk pompon aq mirë sa duhet. Nëse e keni probleme me zemrën, lodhja juaj zakonisht përkeqësohet kur ushtroheni. Ju gjithashtu mund të keni ënjtje në krahë ose këmbë dhe gulçim.

5. Apnea e gjumit

Ky çrregullim ju pengon të merrni oksigjen të mjaftueshëm kur flini, që do të thotë se nuk do të pushoni realisht gjatë natës, çka bënë që gjatë ditës të ndiheni pa energji dhe të rraskapitur.

6. Menopauza

Nëse jeni në menopauzë, mund ta keni të vështirë të bëni gjumë të mirë. Hormonet tuaja ndryshojnë shumë në këtë kohë, të cilat ju japin djersitje gjatë natës dhe afshe të nxehta. Kjo mund t’ju mbajë zgjuar natën dhe t’ju lërë të pafuqishëm gjatë ditës.

7. Depresioni

Depresioni mund të shkaktojë humbje dhe konfuzion afatshkurtër të kujtesës. Kjo gjendje i bën njerëzit të harrojnë më shpesh dhe pengon aftësinë e tyre për t’u përqendruar Ai i grabit trurit tuaj kimikatet që i nevojiten për të punuar në mënyrën më të mirë

Depresioni mund të ulë nivelet tuaja të energjisë dhe t’ju bëjë të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Ju gjithashtu mund ta keni të vështirë të bini në gjumë gjatë natës, ose mund të zgjoheni më herët në mëngjes./WebMD

 

Përktheu për Gazetën Shëndeti.com.al, Griselda Ozuni.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re