Dhoma e ulët e parlamentit austriak ka miratuar një ligj që ndalon shamitë në shkolla për vajzat muslimane nën 14 vjeçe.

Ndalimi, i propozuar nga koalicioni qeverisës i tre partive të qendrës, u mbështet nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë, e cila ishte e vetmja parti që kërkoi që masa të zbatohet për stafin e shkollave.

E vetmja parti që kundërshtoi ndalimin e propozuar ishin të Gjelbrit, të cilët kanë më pak anëtarë të parlamentit. Ata argumentuan se një ndalim i tillë shkel Kushtetutën.

Ministrja austriake e Integrimit Claudia Plakolm e Partisë Popullore konservatore, e cila kryeson koalicionin qeverisës, i quajti shamitë për të miturit “një simbol shtypjeje”.

Gjykata kushtetuese e Austrisë vendosi në vitin 2020 se një ndalim i mëparshëm, i cili zbatohej për ato nën 10 vjeçe në shkolla, ishte i paligjshëm sepse diskriminonte muslimanët dhe se shteti kishte detyrë të ishte fetarisht neutral.

Ministri i Arsimit Christoph Ëiederker tha se vajzat e reja ishin nën presion në rritje nga familjet e tyre dhe nga burrat e rinj me të cilët nuk kishin lidhje, të cilët u thoshin atyre se çfarë të vishnin për “arsye fetare”.

Megjithatë, këto janë qendrime klishe, të stërkonsumuara dhe pa asnjë fakt mbështetës.

Shamia është detyrim dhe identitet fetar për një femër muslimane dhe diktimet laike se si e vë, kush ia vë dhe në ç’moshë e vë, nuk janë çështje shteti, gjersa askush prej tyre nuk është ankuar në shtet. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re