Anëtarja themeluese e Partisë Socialiste, Arta Dade ka shigjetuar sot Ramën nga njëri prej ekraneve mbështetës të tij.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Mirela Milorit nëse komunikon me Ramën, Dade nuk iu shmang ironisë: “Më puthi nga një ekran dhe më tha se më ka xhan. Unë po i përgjigjem më dëgjo pak më shumë se po të na kishe dëgjuar nga pak të gjithëve, nuk do të ndodhnin këto që po ndodhin sot”.

Arta Dade kishte kërkuar pak ditë më parë një qeveri të socialistëve pa kryeministër Ramën, ndërsa sot ironizoi me kundërvënien që i bëhet protestave të opozitës dhe atyte që organizuan studentët: “Mos harojmë se të dyja janë kundër Ramës” tha Dade për ABC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re