Në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme u bë sot dorëzimi i detyrës tek kryeprokurori ri i Përgjithshëm Olsian Çela.

E pranishme ishte edhe Arta Marku e cila në fjalën e saj para se t’i linte stafetën Çelës, tha:

I nderuar zoti Gjonçaj, zoti Çelaj, zoti Ibrahimi, të nderuar përfaqësues të OPDAT, ndihem shume e vlerësuar që pata mundësinë për të drejtuar prokurorinë, në këto dy vite të vështira për këdo magjistrat. (më falni për frymëmarrjen).

Pavarësisht mungesave jam munduar që prej ditës së parë që kam ardhur në këtë detyrë që të punoj me integritet, dua të falenderoj të gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e kësaj sfide, falenderoj në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius, që më ka ndihmuar në këtë kohë timen në krye të institucionit, dua të falenderoj mediat, së fundi dua ti uroj suksese prokurorit të ri, kam besim se prokuroria do të ecë përpara, jam shumë e lumtur që detyrën ja pasoj një ish shoku tim të klasës, faleminderit edhe njëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re