Prokuroria për herë të parë merr të pandehur dy “peshq të mëdhenj” brenda radhëve të saj.

Bëhet fjalë për dy bashkëshortët, Dritan Gina dhe Rovena Gashi. Kjo e fundit ka mbajtur postin e kreut të marrëdhënieve me jashtë dhe kreu dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa bashkëshorti ka qenë kreu i Prokurorisë së Elbasanit.

Përkatësisht janë dy nga njerëzit më të afërt të Adriatik Llallës që ndodhen nën hetime.

Çifti i prokurorëve janë pezulluar pasi sipas prokurorisë janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.

Menjëherë pas marrjes së pandehur, Arta Marku i ka larguar përfundimisht nga prokuroria dy bashkëshortët.

Prokurorja Gashi dhe Gina do të jenë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Durrës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re