Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, e ka kaluar me sukses provën e vettingut, si monetarisht e si profesionalisht, por ka lënë pas shijen e hidhur të një “arrogance” me mosparaqitjen e saj në dy seanca.

Në të parën, kur iu nënshtrua provimit, ajo përfaqsohej nga avokatja dhe si “publik i thjeshtë” nga tre zyrtarë të saj të afërt.

Ngjashëm dhe paraditen e së mërkurës, ku sërish mungoi.

Një prej të huajve të vettingut, përfaqësuesi i ONM-së, Teo Jacobs, duke e komentuar mungesën e znj.Marku si mungesë lidershipi, tha se ky lidership përbëhet jo vetëm nga autoriteti, por edhe nga llogaridhënia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re