Ne 11 dhjetor do te ngrihet Këshilli i Larte i Prokurorisë një prej institucioneve me te rëndësishme ne kuadër te reformës ne drejtësi. Njoftimi është bere nga prokurorja e përgjithshme Arta Marku e cila ka lajmëruar mbledhjen e te gjithë prokuroreve te vendit për te votuar anëtarët e këtij këshilli mes kandidateve qe e kane kaluar vetingun.

 

“Thirret Mbledhja e Përgjithshme e Prokuroreve për zgjedhjen e anëtarëve prokurore te Këshillit te Larte te Prokurorisë dhe njoftohen prokuroret e prokurorive te te gjithë niveleve se mbledhja do te zhvillohet ne datën 11 dhjetor”.

 

Këshilli i Larte i Prokurorisë ka 11 anëtar, 5 prej te cilëve janë zgjedhur ne muajin shkurt nga parlamenti dhe 6 do te zgjidhen nga radhët e prokuroreve. Me ngritjen e këtij Këshilli merr fund detyra e Arta Markut ne krye te organit te akuzës pasi është pikërisht Këshilli i Larte i prokurorisë i cili zgjedh prokurorin e përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

 

Nga ana tjetër këshilli ngre byronë kombëtare te hetimit qe do te asistohet nga FBI e qe se bashku me prokurorinë e posaçme do te luftoje korrupsionin tek zyrtaret e larte dhe krimin e organizuar.

 

Tashme qe vetingu ka përfunduar edhe për anëtarët e Këshillit te Larte Gjyqësor pritet qe edhe ky organ te ngrihet se shpejti. Ne momentin qe Gjykatës se Larte i shkon zyrtarisht lista e kandidateve qe kaluan skanerin, Xhezair Zaganjori do te thërrasë mbledhjen e te gjithë gjyqtareve PR te realizuar procesin e votimit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re