Dy vite pas ekzekutimit për shkak të detyrës, ish drejtuesi i policisë Artan Cuku shpallet “dëshmor i atdheut”. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha se numri jashtëzakonisht i lartë i dëshmorëve ne policinë e shtetit, duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim të thellë, përgjegjësi të lartë ndaj çdo shqiptari, ndaj shoqërisë në tërësi dhe ndaj klasës politike.

 

Artan Cuku u ekzekutua më 8 prill të 2017-ës në shkallët e pallatit ku banonte. Pak ditë më pas në pranga u vu vrasësi Mikel Shallari, i cili ishte paguar nga Bledar Jambelli. Ky i fundit e arrestua pak muaj me parë në Athinë dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re