Artan Fuga, dikur mbështetës i Lulzim Bashës, së fundmi është kthyer në një kritik të tij.

Ai ka reaguar për deklaratat e fundit të Bashës, duke i kërkuar llogari pse nuk ka folur më parë për korrupsionin e PD.

“Siiii!? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë? Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë?

Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisë? Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?

Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë? Aq më keq i përdor për shantazh politik?! Uaaaauuuuu! Mos jam në ëndërr?

Dhe qëndron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit “më mirë vonë se kurrë”?

E kundërta është fshehje krimi! Çfarë po na dëgjojnë veshët!!! Çfarë po na shohin sytë”, shkruan Fuga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re