Skip to content

Artan Fuga në përkrahje të Kuvendit të Berishës: Le ta ftojnë dhe Bashën, nëse nuk shkon punë e tij

Artan Fuga mbështet Kuvendin e 11 dhjetorit, pasi sipas tij, atë e ka thirrur anëtarësia.

Ai shkruan se megjithatë, në këtë Kuvend duhet të ftohet të marrë pjesë edhe Lulzim Basha.

“Unë besoj se pavarësisht që Kuvendin e PD e thërret antarësia, delegatët nuk do të bënin mirë po qe se nuk do t’i kishin dërguar ftesë publike dhe me shkrim kryetarit të partisë, deputetëve, dhe anëtarëve të këshillit kombëtar për të marrë pjesë atje qoftë edhe si të ftuar.

Këta pastaj do të bënin gabim të pafalshëm nëse nuk shkonin!

Se ata mund të thonë: Ku e dinim ne se po mblidhej Kuvendi, ku e dinim orën, vendin?

Madje delegatëve iu takon që qysh në hapje të Kuvendit të kërkojnë të vijë atje kryetari i partisë, atëhere do të kishim një ballafaqim politik demokratik.

Do të kishte qenë një rast studimor perfekt.

Por, po qe se nuk shkon?

Atëhere do të shihnim reagimin!

Përsëri do të ishte një përvojë politike e papërsëritshme për t’u vëzhguar”, shkruan ai.