Akademiku Artan Fuga është shprehur se opozita pa Sali Berishën nuk i merrte dot ato vota që mori në 14 maj, por sipas tij, do të përfundonte si PD zyrtare e drejtuar nga Alibeaj.

dylll

Komentet Fuga i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku “preku” disa nga problemet me të cilat u përball PD në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shtoi se ka ardhur koha për një lidership të ri të opozitës dhe sipas tij, Berisha duhet ta kuptojë këtë gjë.

“Demokracia është luftë e përditshme e qytetarit për interesat e veta. Qytetarët po të duan të mos e bëjnë betejën e tyre dhe do të shikojnë që pagat e tyre do të vijnë në rënie dhe pagat e qeveritarëve në rritje.

Le të marrin xhaketën dhe të largohen në Europë. Unë kam rreth 1 vit e gjysmë që kam thënë se çdo shpresë që këto dy pjesë të PD-së, është iluzion shpresa për t’u bashkuar. Nuk do të bashkohen. Në zgjedhje ndarja u bë më e madhe. Shpresa për t’u bashkuar është e kotë.

Kjo partia që është partia e vërtetë opozitare dhe demokratike, unë di një gjë që pa Sali Berishën nuk i merrte dot ato vota, do të përfundonte si kjo pjesa tjetër. Problemi është që aktualisht Berisha nuk besoj se ka kaluar traumën që i ndodhi me Bashën, që mbështeti një lider në mënyrë shumë të fortë dhe përdunduan ashtu siç janë tani. Problemi që u përball PD është se Berisha u shpall “non grata”, është i konsumuar në pushtet, edhe ai bën një zgjedhje që e ka mbyllur PD-në.

Që t’i kërkosh Berishës nga brenda PD-së që duhet një i ri, unë nuk di se kush duhet t’ja kërkojë. Edhe opozita ka monopolizuar opozitën. PS vërtetë ka pushtetin, por PD ka luajtur me monopolizimin e opozitës”, u shpreh Fuga.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re