Artan Fuga ka komentuar shkarkimin e pritshëm të Ilir Metës si president.

“Përtej propagandës, procedurave fallco, përrallave me gjykatë kushtetuese, e më e the e të thashë, historia është kjo:

Në Shqipëri kryeministri pushon nga puna presidentin e Republikës!

Kaq është! Pra Kushtetutra thotë gjoja presidenti mandaton kryeministrin, hahahahahaha! kurse në fakt është kryeministri që po të dojë e pushon nga puna presidentin sikurse pushon edhe pastruesen e wc të kryeministrisë!

Unë nuk e kam qejf shumë çfarë ka bërë në raste të caktuara Ilir Meta. Kjo është tjetër gjë. Madje ka presidentë që në fund të mandatit nuk i do askush!

Por nuk i shkarkojnë sepse respektojnë Kushtetutën. Më mirë një president që është sipas Kushtetutës sesa të heqë kryeministri një president që e ka vendosur vetë dhe e quan të keq kur zihet me të.

Dhe pastaj thonë çfarë ka Evropa me ne që nuk na pranon! O Zot, hajde pastaj mos shih ëndërra të llahtarshme në gjumë kur gratë e Libofshës sulmojnë me sfurqe derrat e Semanit”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re