Artan Fuga ka komentuar punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike.

Ai ka analizuar katër tipet e diskutimeve që u bënë në Kuvend.

Duke ndjekur me shumë vëmendje në tv punimet e kongresit të PD, përballë së vërtetës djegëse.

Duke dëgjuar me respekt diskutantët dhe raportin më vinte ndërmend një autori i shekullit të 11-të, poet dhe filozof, ka shkruar një libër që në shqip e përkthej si “Përgjedhja e Perlave”, quhet Shlomo Ibn Gabirol, hebre i vjetër.

Aty ai thotë se ka katër mundësi për t’u pozicionuar përballë së vërtetës djegëse”, shkruan Fuga në rrjetete sociale.

Më tej ai ka radhitur katër  tipet e diskutimit duke filluar nga ata që e dinë të vrëtetën por nuk e thonë dhe duke përfunduar që nuk e dinë të vërtetën.

Janë ata që e njohin ku qendron problemi dhe e dinë që e dinë se ku është problemi. Ca prej tyre e thonë, ca e mendojnë por nuk e thonë, sa thonë të kundërtën e asaj që dinë sepse janë batakçinj ose kopila të mëdhenj. Ose lidera të mëdhenj!

 Ca të tjerë e dinë se ku fle ariu, pra e dinë të vërtetën, por nuk e dinë se e dinë. Këta ose janë tipa modestë, të sjellshëm ose nuk kanë guxim t’i pohojnë vetes ato që dinë sepose nuk ua mban, kurrizi, ose sepse kanë aftësi mendore të kufizuara.

 Ka të tjerë që nuk e dinë të vërtetën, nuk e njohin problemin, por nuk e dinë që nuk e dinë, dhe për rjedhojë kujtojnë se e dinë. Këta janë mendjefyella ose tipa që kënaqen me ca hamendje që i marrin si të vërteta ose mendojnë sa diametri i një gote rakie, ose aq dinë. Ose janë të sinqertë, por të padobishëm.

Ka të tjerë realistë që nuk e dinë fare ku qendron problemi, ku është e vërteta, por ama e dinë që nuk e dinë dhe janë të qetë, të heshtur, presin një biletë vajtje – ardhje kaq!

E more Shlomoooooo sa i madh je! Kujtojnë këta se je naiv”, ka shkruar më tej Fuga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re