Artan Fuga thotë se sot është një ditë  e shënuar pasi sipas tij mbylli punimet,  Kuvendi i turpit.

“Sot ditë e shënuar!

Mbylli punimet, theu qafën Kuvendi i turpit!

Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë!

Turpi është në ballë edhe te Komisioni i eduktimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore cerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxorri me turp në breg të kënetës!

Ik parlamenti i turpit ik! Të shpëtojë Shqipëria nga ty!”– shkruan Fuga. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re