Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar një shqetësimin e shqiptarëve që ndodhen matanë Oqeanit Atlantik, ku koronavirusi po bën namin. Në një status në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se nuk bëhet fjalë për të dënuar në burjget e Amerikës Latine apo për shqiptarë që janë bllokuar dhe nuk vijnë dot në vendin e tyre.

Gazetari shkruan ndër të tjera se një miku i tij që jeton në Guajaquil, e ka pyetur se çfarë kërkojnë shqiptarët në një vend të tillë pa siguri për jetën dhe të varfër.

“Edhe pas dy vitesh nga kjo ngjarje autoritetet tona nuk dine asgje,…. Thjesht kemi mesuar së fundmi se disa qindra bashkepatriotet tane, kane mbetur te bllokuar ne Kolumbi, Ekuator apo Meksike!!!  Sigurisht nuk flas per ata qe jane te arrestuar apo denuar per trafik kokaine ne burgjet e Amerikes Latine, por per nje grup tjeter qe vertete duan te kthehen, po nuk kane asnje mundesi ta kalojne Oqeanin Atlantik.

Nje i njohur i imi, qe jeton prej disa vitesh ne qytet-portin me te madh te Ekuatorit, Guajaquil, ndersa po komunikoja pak ore me pare ne lidhje me shqiptaret e bllokuar ne qytetin e tij, ku koronavirusi po ben namin, me beri nje pyetje. A mund te me thuash cfare kerkojne keta shqiptare ne Guajaquil, ne anen tjeter te botes dhe ne nje vend te varfer, me pak rend e siguri per jeten???!!!“- shkruan Artan hoxha në statusin e tij, duke publikuar edhe dy foto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re