Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një foto në rrjetet sociale të një hekuri që sipas tij është përdorur në protestën e 8 Janarit nga mbështetësit e Berishës për të hapur dyert e selisë.

Artan Hoxha thotë se kjo “armë” u mbajt nga 8 persona njëherësh dhe shpartalloi derën nga krahu i xhamisë pak para se të ndërhynte policia dhe “t’u hiqte fitoren nga dora”.

“Ky eshte nje mjet i improvizuar, i perdorur per here te pare, gjate nje proteste “paqesore” ne Shqiperi. Saldatoret hekurpunues te Berishes, e kane ndertuar per te thyer dyert e blinduara te selise se PD-se, nga kovaçet saldatore te Bashes.

Ne lashtesi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brire te dashit. Ushtrite sulmuese e perdornin “dashin” per te thyer me force dyertë e perforcuara te keshtjellave…

Ne fakt vetem kjo “arme”, e mbajtur nga tete persona njeheresh, e shpartalloi rezistencen e deres se blinduar te PD-se nga krahu i xhamise.  Menjehere pas shperthimit te deres, nderhyri policia me gaz lotsjelles dhe ua hoqi fitoren nga dora, “permbaruesve” te Berishes”, shkruan Artan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re