TIRANE- Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë. Në studion e emisionit “Opinion”, Hoxha u shpreh se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.

Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.

“Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Nga ky moment, ai duhet të bëjë kujdes. Që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”, deklaroi Hoxha.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re