Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku tha se vrasësi Nuredin Dumani kishte dëshmuar se kishte informacione se presidenti Ilir Meta kishte porositur vrasjen e vëllait të deputetit të PS në Lezhë.

Hoxha shton se ekzekutimi ka ndodhur në vitin 2017 në Lezhë, ku ngjarjet kishin filluar që para fushatës elektorale dhe më pas kishin kulmuar me vrasjen e vëllait të deputetit të PS asokohe.

“Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 para fushatës elektorale në qarkun e Lezhës. Pas fushatës atje ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik të mazhorancës. Ka qenë edhe në këshillin bashkiak, është ekzekutuar. Por sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm. Pra ishte vëllai i një deputeti të PS-së. Nëse kjo del e vërtetë kjo është shumë e rëndë. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë”– tha Hoxha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re