Gazetari i njohur Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ është shprehur se nëse në vend krijohet situata e ’97-ës shqiptarët e dinë me kë të përballen dhe të parët që do ta pësojnë janë politikanët që tashmë janë më të pasur se vetë oligarkët.

“Në ’97 shqiptarët u prekën nga xhepi dhe nuk iu doli njëri garant.
Jemi në një lojë shahu por nuk është tavolinë e thjeshtë është territori
i republikës së Shqipërisë.

Gjithë ndërkombëtarët kanë bërë me dije se nuk do të ndërhyjnë këtë
herë. Jemi në pikën që nuk ka më rregulla loje.  Jemi në momentin kur
tifozët janë në fushë. Kërcënimet që secila palë i bëjnë që ta trembin
tjetrin.

Njerëzit e dinë tani se kujt duhet t’i bien. Politikanët janë më të
pasur se oligarkët vetë.  Qytetarët janë jashtë vorbullës por kur të
hyjë turma, loja nuk dihet se nga shkon.  Shqiptarët nuk e kanë harruar
’97. Kur plas lufta e dinë se kush digjet.

Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore
non-stop.  Po shkoi situata aty, ai polici është i pari që i shkon asaj
residence mes për mes”, u shpreh gazetari Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re