Gazetari Artan Hoxha publikoi sot videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që sipas tij, është duke konsumuar lëndë narkotike.

Gazetari u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi këtë video ka marrë kërcënime të ndryshme.

“Deklarova që jam duke verifikuar një video që ka të bëjë me momente të papërshtatshme të një të zgjedhuri.

Që nga ai moment ka filluar presioni, kanë qenë të mëdha në shumë kuptime presionet, edhe miqësore, edhe shoqërore, edhe me force, edhe me para.

Kemi të bëjmë me një rast që për mua është shumë i rëndë. Faktohet ajo akuza, për ta futur me ligj testin e narkotikëve për deputetët, që nuk u miratua.

Është një rast që ka problematikë dhe kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve.

Problematika tjetër është se si është e mundur që i shpëtojmë filtrit të përzgjedhjes”, tha gazetari.

Më tej Hoxha shtoi se më problematike bëhet situata pasi kryebashkiaku e konsumon lëndën narkotike në një ambient të hapur.

“Kemi shumë përdurues që e marrim në ambiente të mbyllura, por aty është edhe një ambient i hapur.

Krijon një problematikë shumë të madhe për qytetarët dhe i vënë në dyshim shumë të madh për kapacitetet e ndërmarrjes.

Nuk mund të jesh në pozicione vendimarrje, se ti mund të marrësh një vendim, ndërkohe që je nën efektin e substancave , ta humbin aftësinë për të marrë një vendim të kthjellët.

Nuk po kaloj te pjesa tjetër”, tha ai.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DzXgyPOCCKM&w=860&h=515]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re