Analisti Artan Hoxha gjatë një komunikimi me skype me emisionin Aktualitet në Fax News tha se Hashim Thaçi nuk është i detyruar dhe para një përgjegjësie të tillë si pasojë e të cilës të jepte dorëheqjen.

Hoxha tha se në deklaratën e të hënës ku Thaçi iu drejtua popullit në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speciale, barazoi veten me Haradinaj ku sipas tij, tha se nëse ngrihet akuza dhe kalon nivelin e një akuze thjeshtë të artikuluar, do të jepte dorëheqjen.

Sipas Hoxhës, nëse për çdo akuzë do të përdorej vendimi i dorëheqjes, rrezikohet që një vend të mos ketë fare institucione, ndërsa shtoi se dorëheqja e Thaçit duhet të jetë një vendim që nëse ndodh të bëhet në kohën e duhur.

“Është interpretim jo deklarim, një interpretim i një deklaratë që mendoj se Prokurori Speciasl dhe Gjykata Speciale janë krijesë e Bashkimit Europian. Sipas një standarDi gjykate, prokurori nuk flet aq hapur në këtë fazë të gjykimit. Ai  është edhe një prokuror amerikan dhe janë më proaktiv. Mendoj se Thaçi me deklarimet që bëri të hënën  barazoi standardin Haradinaj. Ka dhënë dorëheqjen kur ka pasur një akuzë të konfirmuar. Ai në reagimin e vet e barazoi atë.

Nëse dorëheqjet do ishin aq të thjeshta për t’u dhënë nuk do të kishim asnjë institucion në këmbë. Nuk ka pse të japë automatikisht dorëheqjen për çdo akuzë. Dorëheqja duhet të jetë një vendim në momentin e duhur, jo para kohe. Mendoj se Hashim Thaçi nuk do jepte dorëheqjen pas akuzës paraprake të gjykatës, do të prishte standardin Haradinaj, dhe ky shkoi para drejtësisë, por doli i pastër.”, tha Hoxha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re