Gazetari Artan Hoxha deklaron se hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e viktimave në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët.
Sipas gazetarit mesazhi i gjetur në telefonin e dy vëllezërve që u ekzekutuan, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.
“Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë janë 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrollura. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve”, tha Hoxha.
Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.
