Teksa po zhvillohej një debat i ashpër lidhur me Teatrin Kombëtar, aktori Artan Imami ka “shpërthyer” ndaj gazetarit Arjan Çani i cili po shprehte pikëllimin e tij për shembjen e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar për t’i lënë vendin të riut.

Ata janë përplasur me njëri-tjetrin, duke degjeneruar edhe në fyerje personale. Imami i ka kujtuar Çanit zaptimin e ish Kinostrudios, vend tek i cili Aleksandër Frangaj ka ngritur disa televizone, ku një pjesë prej tyre i ka shitur.

Aktori i ka kujtuar Çanit këtë skandal të madh duke nënvizuar se asnjë prej tyre nuk ka folur duke e konsideruar si hipokrizi qasjen e sotme. Teksa po isnin për argumentet pro dhe kundër, Imami e ka pyetur se pse nuk ka folur për zaptimin e ish Kinostudios, vend ku sot është TV Klan.

Pjesë nga biseda :

Arjan Çani:

Mendoj se aty ka një interes të madh nanciar

 Artan Imami: Jo, jo nuk është ashtu dhe unë mund t’jua argumentoj por vazhdoni Çani, pasi të përfundoni ju

Arjan Çani: Ju lutem do i thoni Imamit të pushojë se nuk flas dot kshu

 Artan Imami: Ahahahahhahaha

 Arjan Çani: Jo po mos qesh se nuk flas dot kështu

 Artan Imami: Ahahahahah

 Arjan Çani: Ore s’jemi në studio ne dhe nuk funksionon kështu

Artan Imami: Do të doja të të kisha në studio dhe të flisja përballë me ty

 Arjan Çani: Epo doja të shmangesha se s’dua të zihem me ty

 Artan Imami: Je injorant.

Arjan Çani: Mos më fyej

Artan Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë

Arjan Çani: Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot qenke budalla. Je bërë gazi i botës, po qeshin njerëzit me ty.

Artan Imami: Mos bëj si gjithollog

Arjan Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re