Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës ndau këtë të dielë në zonën e Spitallës vendimet e legalizimit të banesave për disa banorë.

Vendimet e Legalizimit përfshinin disa blloqe të Spitallës të cilat janë ngritur pas viteve ‘90 nga banorët e ardhur nga zonat rurale të Shqipërisë. Duhet thënë se një pjesë e kësaj sipërfaqe ka qenë kënetë ndërsa pjesa tjetër tokë shtetërore, faktor që kanë ndikuar në përshpejtimin e procesit të legalizimit.

Në fjalën e tij për zonën Lame u shpreh se ka një sërë problematikash ku më kryesoret janë infrastruktura dhe legalizimet.  Duke u ndalur te legalizimet dhe çertifikimet shprehet se banorët duhet të jenë më bashkëpunues me punonjësit që vinë në dyer e shtëpive.

Ndër të tjera Drejtori i Kadastrës u shpreh edhe për zonat e tjera në cilat do të vijoj ndarja e dokumenteve të legaligimit të banorëve, ku nisur nga sugjerimet e Kryetares së Bashkisë, z.Emirian Sako u vendos për Porto Romanon dhe zonën e Durrësit të Ri.

Duke qënë se nga 1 Maji, z.Rama ka bërë me dije që shërbimet e administratës dhe kadastrës do të jenë online, z.Lame nxorri zbuluar një problematikë që i takon procesit të aplikimit në e-albania.

Ndryshe nga herët e tjera Lame nuk u shpreh për shkeljet e bëra në Kadastrën e Durrësit në këto 30 vite, për të cilat prokuroria e qytetit ka nisur hetimet për të vendosur përpara drejtësisë fajtorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re