Artan Shkreli, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar aksionin e IKMT-së ditën e sotme në zonën e Astirit. Shkreli tha se prishjet e ndërtesave do të vijojnë dhe se qeveria po zbaton ligjin.

“Pjesa më e madhe nga 33 godinat që u prishën, ishin dakordësuar, janë shpronësuar.
Aksioni do vazhdojë dora-dorës. Fillimisht është loti i parë, është edhe pjesa që bën bllokimin më të madh me hyrje-daljen nga Tirana. Po mendohet lehtësimi i trafikut dhe pastaj do të vijojë me dy lotet e tjera. Në total janë 240-250 shtëpi. Rreth 140 do të shpronësohen. Të tjerat, nuk e di si do të shkojë procesi i tyre, sepse nuk kanë paraqitur dokumentacion.
Qeveria është në plotësim të detyrave Kushtetuese dhe ligjore. Nuk mund të dalim kundër ligjit. Procesi i bërjes së Unazës, ka kaluar gjithë fazat ligjore“, u shpreh Shkreli.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re