Masat e fundit të ndërmarra nga Ministra e Shëndetësisë, nuk parashikojnë ende një datë konkrete të rikthimit të aktiviteteve kulturore.
Por edhe në të tilla kushte tenorët Kastriot Tusha dhe Armaldo Kllogjeri janë fokusuar në projekte të ndryshme individuale .
Të dy tenorët gjatë dy muajve të izolimit nuk munguan për publikun me performanca online, por kjo periudhë u shërbeu edhe si një moment reflektimi.
Edhe pse izolimi ka qenë i vështire për ta, optimizmin nuk e kanë humbur. Me kthimin në normalitet do të rinisin projektet e mbetura pezull jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë.