Koronavirusi i merr jetën aktorit Fierak Fatmir Xhelilaj në moshën 69-vjeçare.

Është ndarë nga jeta një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit Fatmir Xhelilaj.

Aktori i mirënjohur ka qenë pjesë e trupës së estradës në teatrin “Bylis” të Fierit, për 46 vjet rresht, ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj.

Pak ditë më parë Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të humorit Koço Devole.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re