Është shu ar në moshën 80-vjeçare regjisori Xhezair Dafa (1940-2020). Xhezair Dafa u lind në Borsh. Studimet e larta i kreu në degën e “Aktrimit” në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu”. Në vitin 1966 u angazhua si asistent-regjisor në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”. “Komisari i dritës”, “Ngadhnjim mbi vde kjen”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra” janë vetëm disa nga filmat ku punoi si asistent-regjisor.

Është vlerësuar për kontributin që ka dhënë në filmin artistik – veçmas tek realizimet kinematografike, si “Odiseja e tifozëve” (1972), “Duke kërkuar 5-orëshin” (1974), “Udhëtim i vështirë” (1977, Dafa, Llanaj), “Këshilltarët” (1979) apo“Intendenti” (1980). Ndërsa, filmi i tij i parë dokumentar, si regjisor i pavarur është, ishte: “Iniciativa krijuese e masave” (1967), për të mos u ndalur më tej në shpalosjen e vlerave kulturore edhe historike të vendit me “Ku jdes” (1970), “Perla e Jugut”, “Blerim në bregdet”, “Bleron kjo lulja e Jonit” etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re