Artisti i talentuar Përparim Tomçini është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Tomçini është i njohur për krijimtarinë e tij të suksesshme muzikore dhe për autorësinë e mbi 400 kompozimeve e përpunimeve të këngëve e melodive, Përparim Tomçini.

Lajmin e ka bërë të ditur ish deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në Facebook. Luan Rama shpreh pikëllimin për humbjen e kompozitorit.

Postimi i plotë i Luan Rama:

PËRSHPIRTJE PËR PËRPARIM TOMÇININ!

Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!

Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme!

Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe!

Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re