Shuhet në moshën 80 vjeçare piktorja e njohur korçare Krisanthi Koçibelli Turtulli.

Vetëm pak kohë më parë se të largohej nga kjo jetë piktorja e njohur do të çelte për artdashësit korçar ekspozitën e saj të fundit me punimet me të mira të realizuara në vite.

Krisanthi Koçibelli

Krisanthi Koçibelli Turtulli që kur ishte një vajzë e vogël do të merrej me pikturë madje ka qënë piktorja e vetme korçare në liceun artistik në ato vite.

Pas mbarimit të shkollës për shumë vite ka punuar si modeliste e me pas përgjegjëse në ndërmarrjen artistike Korçë.

Është autore e dy ekspozitave ndërkohë që nuk ka rreshtuar së punuari deri në ditët e fundit të jetës së saj, edhe në kushte kur vuante nga një sëmundje e rëndë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re