Regjisori Edmond Budina ka komentuar fushatën e artistëve në mbështetje të kandidatëve të maxhorancës për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai tha në Panorama TV se artisti i vërtetë duhet të jetë kundër pushtetit për të përmirësuar punën e tyre.

“Ne duhet të mbrojmë dinjitetin tonë. Në qoftë se ne nuk e sheshim vendin tonë. Nëse nuk i paguajmë para të huajve për të folur mirë për neve. Për të mos folur për ata 2-lekëshat qofshin këta dhe artistët që bëjnë propagandë për pushtetin.

Qofshin nga të huajt apo artistët shqiptarë. Unë nuk paragjykoj njeriun që ka një bindje politike, Më thoni kjo Rita Ora çfarë bindje politike ka? Kjo është skandaloze. Artisti i vërtetë duhet të jetë kundër çdo pushteti. Nesër dhe të vijë Belind Këlliçi në pushtet duhet të jemi kundër. Që ata të përmirësojnë punën tyre. Dalin dhe janë të lumtur kur i thërret pushteti”, deklaroi Budina.

Ai u ndal edhe te premtimi i kryeministrit për rritje pagash duke e cilësuar një premtim të shëmtuar elektoral që nuk ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kryeministri ka vendosur një mënyrë të drejtuari shumë personale. E tha ai dhe e ka thënë perëndia. Premtimet që bëhen në fushatë elektorale për mua janë blofe. Pse nuk i ke ngritur rrogat në 10 vjet gradualisht që edhe buxheti i shtetit të mos pësojë një lëvizje të tillë. Duhet të bëhej gradualisht nëse kishte synimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Kjo është një propagandë shumë e shëmtuar. Këto kanë bërë premtimet nga më të çuditshmet”, tha Budina.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re