Fushatës së mbjelljeve të pemëve ne kryeqytet iu bashkuan edhe artistë, të cilët dhanë kontributin e tyre për shtimin e hapësirave të gjelbra të Tiranës.

“Pavarësisht se disa prej nesh ndoshta e kanë detyrën të jenë violinë e parë, pra të jenë përditë me mbjellje, të jenë përditë me studentët, të jenë përditë në mbrojtje të mjedisit, edhe të tjerët e kemi bërë tonën duke lënë një shenjë për qytetin. Nëse secili e ndjen veten pjesë të kësaj orkestre dhe bën pjesën e tij, atëherë mund të kemi një simfoni të muzikës së bukur të qytetit tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shtoi se fushata e mbjelljes do të vijojë edhe gjatë muajit prill.

“Tirana, gjelbërimi, oksigjeni dhe hijeshia bëhet nga këto kontribute të vogla, përditë e përditë. Nëse jeni në një lagje dhe doni të mbillni poshtë pallatit ose nëse jeni në një komunitet të madh, ku ka një park, siç është parku i liqenit, i farkës apo qoftë edhe tek oborri i shkollës dhe i kopshtit, secili mund të bëjë atë të voglën e vet, për ‘orkestrën’ tonë të madhe”, tha kryebashkiaku.

Nga qyteti studenti kryebashkiaku njoftoi se hapësirë e cila dikur ka qenë e zaptuar tashmë i është rikthyer studentëve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re