Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të rihapur shkollat nuk e zbeh problematikën që këto të fundit kanë me mungesën e ngrohjes. Në Elbasan ka disa shkolla që vujanë mungesën e ngrohjes, e për pasojë nxenësit janë rikthyer në auditore të akullta.

Në këto kushte ata janë të detyruar shpesh herë të zhvillojnë mësim me kapuc, dorez dhe xhupa. Ndërkohë që dorezat krijojnë vështirësi në të shkruar edhe më e vështirë ështe mbajtja e tyre në klasa nga nxenësit e shkollës artistike.

Një nxënës i kesaj të fundit e ka të pamundur ti bjerë instrumentit me doreza. E njëjta gjë ndodh edhe me nxënësit e degës së piktures. Vetë artistët e së nesërmes e pranojnë një problematikë të tillë. Ndonëse kanë siguruar rezistenca në klasa këto të fundit nuk garantojnë ngrohje.

Edhe pse shkolla artistike “Onufri” është një ndër më të vjetrat në Elbasan ajo nuk ka ngrohje. Disa herë nxënës dhe prindër kanë bërë apel për ngrohje, por deri tani tani apeli i tyre ka shkuar në vesh të shurdhët.

Ndersa Bashkia e Elbasanit edhe këtë vit ka dështuar në sigurimin e ngrohjes në shkolla. Përgjigja që kjo e fundit jep mbetet mungesa e fondeve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re