Besmir Sula, artisti i cirkut nga Shkodra ndau në studion e emisionit “Vizioni i Pasdites” pasionin dhe sfidat në rrugëtimin e tij.

“Fillmin e kam nisur me talent show të ndryshme në Shqipëri, më pas ishte diccka që nuk më bindte, ëndrra ime ishte më e madhe dhe vendosa të provoja jashtë, street shoë, artist rruge. Atje ccdo gjë shkoi shumë mirë dhe ishte një emocion shumë ndryshe sepse ndodhet tek një piacë e madhe dhe asnjëri nuk e mendon që ti je aty për të bërë spektalët”, tha ai.

Skena apo rruga, për të nuk është dilemë, pasi praktikon të dyja.

“Është adrenalinë dhe emocion ndryshe prej skenës, në fakt më pëlqejnë të dyja”, shtoi ai.

Sipas tij, kjo ëndërr mund të realizohej jashtë Shqipërisë, pasi vendi ende nuk e njeh aq sa duhet artin e rrugës.

“Në Shqipëri nuk janë shumë të njohura, por në Europë janë të njohura edhe ishte një mundësi, një hap për të krijuar ëndrrën time, por duhet të kesh edhe anën ekonomike. Fillimet janë të vështira, duhet të bësh audicione, por duhet të jesh në vendin e duhur për të bërë audicione, nuk mundesh nga Shqipëria”, tha ai.

Ai tregon se arti që ai praktikon nuk është vetëm talent, por edhe shumë punë, njëkohësisht edhe formim akademik.

“Komuna e Milanos ka një aplikacion, ti aplikon aty, dërgon një video dhe ata vendosin të të japin lokacionin e tyre, ku duan që të bësh shfaqje”, shtoi ai duke nënvizuar se ka interpretuar në qytete të ndryshme në Itali. Në 2019 kam ndjekur shkollën e cirkut në Torino, jam diplomuar në 2021, isha studenti i vetëm shqiptar, por aty mundësinë të njoh maestron Arian Miluko”, tha ai duke nënvizuar se ky i fundit e ka ndihmuar shumë në rrugëtimin e tij. “Këmbëngulja dhe vullneti, janë të dyja bashkë, jam një person që nuk heq dorë kollaj ose nuk heq dorë kurrë”, shtoi  ai.

Ndërkohë, prindërit e tij, siç ai tregon, fillimisht ishin skeptikë për zgjedhjen e tij, por tanimë janë krenarë për të.

“Sot janë të lumtur, krenarë. Gjithmonë kam qenë mes Italisë e Shqipërisë”, tha ai.

Megjithatë, ai theksoi se prindërit nuk e kanë parë kurrë të performojë drejtëpërdrejtë, kjo edhe pasi ai do të emocionohej shumë nga prezenca e tyre.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re