Një artist italian ka shitur një skulpturë të padukshme për rreth 18.000 dollarë dhe ia ka dhënë blerësit certifikatën e autenticitetit për të dëshmuar se skulptura është e vërtetë.

Arstisti Salvatore Garau, 67 vjeç, ia shiti skulpturën me emrin “Unë jam” një blerësi të paidentifikuar këtë muaj, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Skulptura duhet të shfaqet në një katror me përmasë 1 metër e gjysmë me 1 metër e gjysmë në një hapësirë private pa ndriçim artificial apo ajrore artificiale.

Artisti e përshkroi skulpturën si “vakum, sepse vakumi nuk është asgjë më shumë sesa një hapësirë plot energji”. “Edhe nëse e lëmë bosh dhe nuk mbetet asgjë prej saj, sipas parimit të Heisenbergut për pasiguri, ajo “asgjë” ka peshë”, deklaroi artisti italian.

Shtëpia italiane e ankandeve, Art-Rtie, e cila e organizoi shitjen e skulpturës, ka refuzuar ta publikojë emrin e blerësit.

Në të kaluarën, ky skulptor ka bërë një skulpturë tjetër të padukshme, të cilën e kishte emërtuar “Buda në soditje”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re