Krejt pak gjëra dihen për artistin japonez të vetëquajtur avogado6, por ajo që duket qartazi nga profili i tij, është pasioni që ai ka për kiminë. Megjithatë, as që bëhet fjalë që në krijimet e këtij artisti misterioz të hasen formula kimike.

Përkundrazi, imazhet e tij janë ilustrime të gjalla, ku shpërfaqen në një mënyrë shumë të kuptueshme ndjenjat njerëzore. Shumë prej këtyre ndjenjave e kemi të vështirë që t’i përshkruajmë me fjalë dhe kjo është edhe arsyeja se pse ilustrimet e këtij artisti të mahnisin me qartësinë e tyre.

Teksa i shikon këto imazhe, të lind pyetja: si mund të vizatojë njeriu një lloj ndjesie që s’e përshkruan dot me fjalë?!

Ja cilat janë këto ndjesi:

Kur përpiqesh të ruash sa më gjatë diçka që i përket së shkuarës

 

Kur ndjen se të janë këputur krahët

 

Kur do me gjithë shpirt ta lëshosh veten

 

Kur je i dërrmuar nga lodhja

 

Kur mbledh copëzat e vetes

 

Kur ndjen se koha të ikën pa mëshirë

 

Kur hiqesh sikur je mirë

 

Kur të shterren energjitë

 

Kur ndihesh si në çark

 

Kur e mbyll zemrën

 

Kur të bombardojnë me fjalë

 

Kur të duket se puna po ta mpak forcën

 

Kur ndihesh i lumtur dhe i suksesshëm vetëm në virtualitet

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re