Pesëdhjetë vjet më parë, artisti irlandez Jim Fitzpatrick për herë të parë ndau me botën portretin e ikonës së revolucionit marksist latino amerikan, Che Guevara. Imazhi shpejt u bë simbol universal i rezistencës dhe anti-shtypjes pas vdekjes së Guevarës në vitin 1967 dhe është i njohur në të gjithë globin,.

Tani, Fitzpatrick është gati ta bëjë atë përsëri. Këtë herë, tema e artit të tij nuk është një lider revolucionar, si Guevara. Është një vajzë 17 vjeçare palestineze, Ahed Tamimi. Artisti irlandez në portretin e bërë për Tamimin, ka shkruar: kjo është realisht “Gruaja e vërtetë” (Wonder Woman).

Por kush është Tamimi dhe pse gjith kjo vëmendje ndaj adoleshtes palestineze?

Tamimi është një adoleshent që aktualisht po gjykohet në një gjykatë ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor, ku ajo përballet me 12 akuza, duke përfshirë nxitje të dhunës dhe sulme ndaj forcave izraelite të sigurisë. Në dhjetor u shfaqën pamjet se si Tamimi goditi një ushtari izraelit gjatë një proteste jashtë shtëpisë së saj në Nabi Saleh në Bregun Perëndimor. Këto pamje u bënë virale në internet.

Familja dhe përkrahësit e Tamimit kanë thënë se ajo kishte reaguar ndaj një incidenti të mëparshëm në të cilin një ushtar izraelit plagosi kushëririn e saj 14-vjeçar, Muhammed Tamimi, me një plumb gome në kokë, i cili edhe pse gjallë po vuan pasojat e rënda, transmeton shenja.

Arrestimi dhe gjykimi i mëpasshëm i Tamimit kanë fituar vëmendjen ndërkombëtare, dhe Amnesty International dhe njerëz të famshëm kanë bërë thirrje për lirimin e saj. Aktivizmi i vajzës dhe rezistenca ndaj okupimit izraelit të Bregut Perëndimor e kanë bërë atë një jo vetëm në Palestinë.

Jim Fitzpatrick – artisti irlandez

Fitzpatrick tha për Newsweek se ai ka ndjekur nga afër gjendjen e Tamimit dhe është ndier i detyruar të japë mbështetjen e tij, në mënyrën e vet, ashtu siç e bëri një kundërshtim artistik të padrejtësisë me Viva Che 1968.

“Ahed Tamimi, për mua, nënkupton fisnikërinë përballë shtypjes. Ajo është një fëmijë, një fëmijë. Ka organizata që bëjnë më shumë se sa unë mund të bëja, por mendoj se pena – në rastin tim, furça – është më e fuqishme se shpata”, tha Fitzpatrick.

“Një ministër sugjeroi që Tamimi të burgoset përjetësisht. Ju keni zëra shumë të fuqishëm që bëjnë thirrje për ekzekutimin e saj. Ajo që po ndodh atje është vërtet e tmerrshme. Kushdo që shpëton një jetë, e shpëton tërë botën. Kam frikë se do ta vrasin atë. Dhe kjo është arsyeja pse unë po bëj atë që po bëj”, tha Fitzpatrick.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.12’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Is Ahed Tamimi the New Che Guevara?

The artist who made that famous Che Guevara illustration has just turned Ahed Tamimi into Wonder Woman.

Posted by AJ+ on Thursday, February 15, 2018

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re