Ishte viti 1987, kur në kinematë e kryeqytetit bëri bujë filmi i Piro Milkanit, “Eja”. Rolin kryesor regjisori i njohur ia kishte besuar një vajze të re, simpatike, e panjohur për spektatorin e filmit, por jo atë të artit.

Ishte pianistja e re Emira Zyrakja, nxënëse në liceun artistik “Onufri”, fituese e disa çmimeve kombëtare në piano, që interpretoi me sharm, vërtetësi e ngrohtësi rolin e parë e të vetëm në kinematografi.

Ermira Zyrakja eshte nje artiste e madhe shqiptare , por ne nje fushe tjeter te artit. Ka lindur me 15 Dhjetor 1964. Qe ne moshe te vogel, 6 vjece fillon studimet per piano dhe diplomohet profesionalisht ne moshen 23 vjece ne Akademine e Arteve ne Tirane.

Ermira ka studiuar për më se 16 vjet për piano dhe jeton aktualisht prej 20 vitesh në Gjenevë, ku aktivitetin e saj profesional e alternon me koncerte, mësimdhënie dhe pjesëmarrjen në shumë aktivitete kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër, ndërsa ajo ka dhënë koncerte në SHBA, Angli, Francë, Irlandë, Greqi, Qipro etj.

Ne vitin 1987 ajo interpreton si aktore ne te vetmin film ne ate te Kinostudios “Shqiperia e Re” te titulluar “Eja” ne rolin e nje studenteje, ne nje ngjarje prekese, e rritur ne shtepine e femijes, ku nje dite ndersa kishte vajtur te kryente praktiken ne nje qyteze bie ne kontakt me te emen e saj te vertete.

Pra Ermira Zyrakja eshte me teper nje pianiste e njohur se sa nje aktore e kinemase.

Ne piano (me 2 pianiste bashkë) ka prodhuar dhe regjistruar CD-ne e pare me muzikë pianistike te titulluar “E JONA MUZIKE”. Pianistja Ermira Zyrakja me tenorin Kastriot Tusha gjatë një prezantimi në Arau të Zvicrës ne moshën 14 vjeçare, më 1978 fiton çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të talenteve të reja. Paralelisht me studimet ka dhënë koncerte solo dhe me instrumentiste te ndryshme violinste, vegla fryme e këngëtare operistike.

Pas largimit nga Shqipëria, në kohën e tranzicionit fillon si pedagoge pianoje në Janine në konservatorin greko-holandez “THCAKA- LOF”. Atje fiton ne konkursin holandez për piano dhe fiton burse pasuniversitare për tu perfeksionuar ne konservatorin e ROTERDAMIT. Qe nga viti1992 , jeton ne Gjeneve

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re