Pedonalja e Beratit është shndëruar në një atmosferë festive ku protagonistë kanë qënë këtë të martë artizanët e Krujës dhe të Beratit. Aktiviteti i përbashkët u organizua nga Bashkitë e Beratit dhe Krujës me mbeshtetjen edhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Qendrën Kombëtare të Muzeumeve Berat.

Kësisoj u organizua një aktivitet për të promovuar disa prej vlerave kulturore të dy prej qyteteve më historike të Shqipërise: Beratit dhe Krujës. 20 artizanë krutanë  u paraqitën në këtë panair me punimet e tyre karakteristike për zonën e Krujës që nga sixhadet, bizhutë apo punime të plisit dhe veglave muzikore tradicionale .

Po kështu dhe artizanët beratas paraqitën mjaft punime në zeje apo punët e dorës ndërsa nxënësit e shkollës artistike “Ajet Xhindole” plotësuan kuadrin me punimet e tyre në pikturë apo gdhëndje në dru. E gjith kjo panoramë që ka për skenë bukurinë natyrore të lagjes muzeale “Mangalem” u ndërthur me tingujt e këngëve të bukura Krujës dhe të Beratit ./ v+

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re