Nuk ka një dietë të vetme për artritin reumatoid, por mund të ketë disa ushqime që mund të qetësojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në parandalimin ose lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe simptomave të tjera që lidhen me këtë sëmundje autoimune.

Artriti Reumatoid është një sëmundje kronike, inflamatore autoimune që dëmton artikulacionet (kyçet), por edhe organet e trupit të njeriut si sytë, zemrën, mushkërinë dhe më rrallë veshkën. Ndër sëmundjet reumatizmale me natyrë autoimune, AR është më i shpeshtë. Prek të dyja gjinitë, por më tepër femrat. Disa nga simptomat e Artritit reumatoid (RA) janë: dhimbje, inflamacion, ngurtësi në nyje dhe kyçe, lodhje, ënjtje etj.

Në studim nga Arthritis Care & Research që shqyrtoi marrëdhënien midis dietës, 24 përqind e njerëzve me RA raportuan se dieta ka një efekt në simptomat e tyre.

Ushqimet më të mira për RA

Ushqimet që mund të ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit të RA përfshijnë:

Peshku i yndyrshëm

Peshqit yndyrorë – si salmoni, toni dhe sardelet – janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat ulin nivelet e inflamacionit në trup. Një arsye pse mjekët rekomandojnë konsumimin e dy racioneve peshk në javë.

Burime të tjera të mira të omega-3 që luftojnë inflamacionin përfshijnë arrat dhe farat e lirit të bluara.

Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë që largojnë radikalet e lira të dëmshme të cilat shkaktojnë inflamacion në trup. Boronicat dhe spinaqi janë dy superushqime që ndihmojnë në përmirësimin e simptomave të RA.

Bishtajoret

Bishtajoret si fasulet dhe bizelet janë të pasura me proteina. Njerëzit me RA janë të prirur për humbje të muskujve dhe proteinat ndihmojnë në ndërtimin e muskujve.

Drithërat e plota

Gruri i plotë, orizi kaf, quinoa dhe tërshëra mund të ulin nivelet e proteinës C-reaktive (CRP), përqendrimi i të cilës rritet në rastet e inflamacionit; prodhohet nga mëlçia dhe është pjesë e atyre që quhen proteina të fazës akute, domethënë sintetizohet gjatë një procesi inflamator.

Yndyrna të shëndetshme

Yndyrnat e shëndetshme si vaj ulliri apo vaj avokado mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e inflamacionit. Vaji i ullirit, në veçanti, ka veti të ngjashme me ato që gjenden në ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs) dhe mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes dhe inflamacionit.

Shumë nga këto ushqime miqësore me RA janë pikat kryesore në dietën mesdhetare të shëndetshme për zemrën. Ekzistojnë disa prova dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e RA. Dieta e shëndetshme, gjithashtu ndihmon në mbajtjen e peshës në intervalin normal, gjë që mund të largojë disa tendosje nga nyjet e dëmtuara.

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni

Disa ushqime mund të përkeqësojnë simptomat e RA, duke përfshirë pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat. Dietat që janë të larta në yndyrna të ngopura mund të rrisin gjithashtu inflamacionin dhe ka disa prova që sugjerojnë se qumështi dhe nënproduktet e tij mund të rrisin nivelet e inflamacionit.

Burimi: Drugs.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re