Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike në prag të mbajtjes së dy Kuvendeve, atij të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor, dhe atij të thirrur nga Kryesia më 18 dhjetor.

Duke folur në “Real Story” Zheji shprehet se Berisha po krijon demagogjinë e një fitoreje të sigurt dhe idenë e një rotacioni të shpejtë të pushtetit.

“Doktori i ka djegur të gjitha etapat. Fillimisht tha që do të ketë ndryshime në Statut, më pas tha largimin e Bashës. Në raundin e tretë u vetëdeklarua për kandidat. Në raundin e 4 u bë kryetar partie, e në raundin e 5 kryeministër.

Ai po krijon një bindje, demagogji, që ardhja e tij është rotacion i shpejtë. Nuk mund të mendohen se zgjedhjet do jene normalë me doktorin, në 2025, por do jenë në 25 janar.

Sepse revolucioni demokratik, këtë pjesën demokratike herë do ta ketë herë nuk do ta ketë si vagon, do bëjë namin. Ky është karikimi që doktori i jep në fushatën e tij.

Nëse do rivendosim ekuacionin se Berisha ka qenë baba dhe Basha biri, nëse babai dhe biri vendosin të luajnë me thika mund të  vriten të dy. Sepse nuk kanë prazmore, i dinë pikat e dobëta të njëri-tjetrit.

Basha ende ka një sugjestion të djalit me babait. Nuk i vjen lufta me babain dhe kjo e fisnikëron Bashën, nuk e dobëson”, shprehet Zheji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re