Një banor i fshatit Arshi Lengo ka folur ditën e sotme për situatën e rrezikshme me zjarrin që ka rënë ditën e sotme në këtë fshat të Gjirokastrës.

Banori i moshuar ngriti shqetësimin që zjarrfikëset nuk po shkojnë aty ku është situata më emergjente.

Ai u shpreh se janë as 20 metra larg zjarrit dhe ndihen të frikësuar. Sipas tij banesa është e rrezikuar nga flakët.

“Jemi të shqetësuar shumë. As 20 metra afër zjarrit jemi. Nuk e dimë sa forca zjarrfikëse kanë ardhur. Shohim që vene e vijnë dhe te ne s’vjen asnjë. Zjarrfikësja duhet të vejë aty ku është më emergjenca, këtu është shtëpi banimi. Jemi të trembur shumë. Na rrezikohet banesa“, tha banori.

Një vatër zjarri është krijuar ditën e sotme në fshatin Arshi lengo të Gjirokastrës. Flakët i janë afruar shumë banesave prandaj dhe pak më parë ka nisur dhe evakuimi i b anorëve të parë. (Lexo ketu)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re