Deputeti demokrat, Tritan Shehu nga Kuvendi ka kritikuar vendimin e qeverisë për kontratën 5 vjeçare si kusht që studentët e mjekësisë duhet të firmosin në këmbim që të marrin diplomën, ku tha se kjo nuk e zgjidh denigrimin që ka përjetuar mjekësia në vend.

Shehu tha se qeveria po miraton këtë projektligj në mënyrë të fshehtë, duke detyruar studentët të punojnë me detyrim në vend.

“Kjo është qeveri e skuthave, e frikacakëve që duan të bëjnë gjëra të dënueshme në mënyrë të fshehtë, kërkoni ti kaloni brenda 10 ditësh. Doni të godisni studentët e mjekësisë në një anë dhe doni që shqiptarët të tymosin kanabis, jashtë çdo mundësie për të marrë opinionin e qytetarëve. Vetëm në një parlament të tillë që komandohet me një buton ndodh kjo gjë, i bëj thirrje kolegëve ku është dinjiteti juaj që pranoni të përdoreni kështu për të goditur dinjitetin e mjekësve dhe për ti ktheni ata në skllevër për punë të detyruar në kundërshtim  me Kushtetutën.

Edhe Enver Hoxha nuk kishte guxuar të miratonte këtë ligj, ju guxoni dhe doni ta miratoni si skuthat. Asnjë mjek nuk mund të punojë në sistemin mjekësor pa bërë 3 vjet specializim, ku është kuptimi i këtij ligji, doni të hakmerreni ndaj pjesës më inteligjente pasi keni frikë nga inteligjenca dhe të fajësoni mjekët për shkatërrimin e sistemit mjekësor. Nuk shton kjo numrin e mjekëve, përkundrazi e shkatërron më shumë”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re