Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, tradita është që në tryezë të ketë ushqime tradicionale por të mos mungojë gjeli apo pula e detit dhe bakllavaja. Në emisionin “Open”, ku po diskutohet për festat dhe për mënyrën se si duan shqiptarët të festojnë, Robert Aliaj zbuloi ushqimin që do donte për fundvit.

Robert Aliaj: Nuk mund të bëjmë politika turistike brenda territorit pa një përfaqësim dinjitoz jashtë sepse ti mund ta ndërtosh infrastrukturën aty, por do presësh 100 vjet që të mblidhen disa njerëz e të shohin kush je. Ne duhet t’i sjellim cilësinë njerëzve këtu në shtëpinë e tyre, duhet të flasim këtu për ne atje dhe të kemi sukses.

Është humbje kohe, e kuptoj çfarë doni të thoni, por e shoh shumë më të suksesshme një kuzhinë italiane në Nju Jork sesa një kuzhinë italiane në Romë. E di mirë çfarë ndodh në katund në Shqipëri, por po t’ja bëjë restoranti në qendër të Brukselit dhe shteti do të implikohet të fusë buxhete.

Pyetje: Nëse do kishte një restorant shqiptar në Bruksel dhe do festoje vitin e ri, cfarë do haje, gjelin e detit, tavë elbasani?

Robert Aliaj: Meraku kryesor është që janë festa të cilat kërkojnë të socializohen njerëzit dhe ky është qëllimi kryesor. Janë disa rituale që neve festojmë dhe arsyen pse jemi aty. Janë disa festa që janë më tepër se sa festë që ne i trashëgojmë ndër vite. Unë do të doja një tavë elbasani apo një fërgesë Tirane.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re