Bordi Kombëtar i Ebolës në Kongo ka njoftuar se afro 2,000 njerëz kanë vdekur nga infeksioni, ndërsa të paktën 3,000 janë infektuar.

Shifrat e fundit u publikuan gjatë fundjavës, pas dialogjeve të organizuara nga Kishat Katolike dhe Anglikane në lidhje me përpjekjet për të luftuar Ebolën në komunitetet lokale.

Mosbesimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe shumë çështje të sigurisë janë ende një kërcënim për përshkallëzimin e ri të Ebolas, i cili do të ishte i dyti në histori në një rajon që është shkatërruar për dekada prej luftes mes grupeve të armatosura për dominin në vendburimet e pasura me xehe.

Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi të premten se kishte regjistruar rezultatin më të ulët javor të përhapjes së Ebolës që nga marsi 2019 me 40 raste të reja.

Por është e pasigurt nëse ky trend pozitiv do të vazhdojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re