Skip to content

“As Kremlini nuk do i organizonte dot më bukur protestat në Tiranë”, Rama: M’u qepën për Malumën, mendoja se ishte pseudonim që i kishin vënë një ministri

Kryeministri Edi Rama foli këtë të martë për protestat masive në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Rama u shpreh se as vetë Kremlini nuk do i organizonte dot më bukur.

Rama foli edhe për koncertin e Malumës në Tiranë teksa u shpreh se ai nuk ka ardhur në Tiranë me pagesa nga fondet publike.

“Të protestosh sot për rritjen e çmimeve që e ka shkaktuar një luftë. Këto lloj protestash që më mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot as vetë Kremlini. Është të bësh punën e dikujt krejt tjetër, në këtë rast e një armiku të demokracisë për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël.

Mu qepën për Malumën mua. Se dija deri dje se kush ishte Maluma. Thash mos ishte ndonjë…ndonjë epitet që i kanë ngjitur ndonjë ministri. Kur doli që ishte ….burrë apo grua është? Këngëtar. Jo se dija. Sot thoshin; turp nuk është të protestosh, por të bësh koncertin e Malumës.

Nëse mendohet se e kemi bërë ne, këtë se kemi bërë ne! në atë koncert s’ka asnjë qindra nga shtet. U bë kjo punë, nuk guxon që të ndalojë ndonjë May Bach në derën e punës se ta vendosën që e ke ti. Abazhurin e kanë sjellë italianët.

E morën godinë pasi e ndërtuan vetë për ta përdorur. E kanë sjellë që atëherë. Ai abazhur ka qenë mbi kokën e të gjithë kryeministrave…Tani na doli se e kam bërë unë flori dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe kanë dashur që të bëjë tavanin e zyrës se në Dubai”, tha Rama.