Kanë nisur tensionet mes policisë dhe protestuesve në rrugën e Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Protestuesit janë ulur në rrugë duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve, duke u kërkuar dhe shoferëve të fikin makinat dhe tu bashkohen.

“As mos shtyj as mos më prek”-i drejtohet një nga protestuesit efektivëve të policisë. Raportohet se policia ka arritur ti zhvendosur qytetarët disa metra larg rrugës, në trotuar megjithëse po ndeshen me rezistencën e tyre.

Ende nuk dihet si do vijojë lëvizja e protestuesvve.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re